POLITIKË

Ditë zie në familjen e deputetit socialist, Vullnet Sinaj humb motrën, thirrja për gratë dhe vajzat: Mos neglizhoni mamografinë!


Deputeti i njohur i PS Vullnet Sinaj u bën thirrje gjithë grave dhe vajzave, që të mos neglizhojnë mamografinë. Mes dhimbjes për ndarjen nga jeta të motrës së tij, Sinaj kërkon që të mos lihet pas dore kontrolli mjekësor, sepse “shpëton jetët tuaja dhe kursejnë dhimbjen tonë.”

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Sot zemra jote u zbras nga vuajtjet dhe tonat u mbushën me trishtim. Një urtësi e popullit thotë: “Motra për vëllain lë kokën, vëllai për motrën çon në peshë botën”. Por neve bota nuk na detyrohet asgjë dhe ky ishte fati yt i shkruar me dhimbje”, shkruan ndër të tjera Vullnet Sinaj.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Newsbomb.al mëson se deputeti i ka qëndruar pranë në çdo moment motrës së tij, por fatkeqësisht ajo nuk ka mundur dot ta fitojë betejën me sëmundjen, edhe pse përpjekjet kanë qenë të shumta. Redaksia i shpreh ngushëllimet familjes për ndarjen parakohe nga jeta të njeriut të tyre më të shtrenjtë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Mesazhi i plotë i deputetit:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

E shtrenjta motër, lamtumirë!

Tani jam ulur dhe përpiqem të rikthehem në çdo kujtim tëndin. Në memorien time ti je përherë e qeshur, edhe kur ishe e brengosur. Na ushqeje me forcë edhe kur vetë ishe e mërzitur. E gjithë jeta jote ishte një sakrificë e madhe për familjen tënde dhe për ne.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Sot zemra jote u zbras nga vuajtjet dhe tonat u mbushën me trishtim. Një urtësi e popullit thotë: “Motra për vëllain lë kokën, vëllai për motrën çon në peshë botën”.  Por neve bota nuk na detyrohet asgjë dhe ky ishte fati yt i shkruar me dhimbje.

Me këtë rast hidhërimi për mua dhe familjen tonë, dëshiroj t’ju bëj thirrje të gjitha motrave dhe nënave të mos neglizhojnë kontrollin mjekësor dhe mamografinë.  Ato shpëtojnë jetët tuaja dhe kursejnë dhimbjen tonë, që nuk njeh dot ngushëllim.

U prehsh në paqe, Vali e dashur!


Related Articles

Back to top button