POLITIKËTEKNOLOGJI

“Do fuqizojmë teknologjinë”, Rama në bashkëbisedim me gjimnazistët në Shkodër: E ardhmja nuk mund të jetë vetëm administrata, nga viti ardhshëm ne do të…


Kryeministri Rama gjatë bashkëbisedimit me disa gjimnazistë në Shkodër tha se e ardhmja e punësimit do të jetë me prioritet teknologjinë në mënyrë që të rinjtë përmes kompjuterit të tyre të punojnë që nga shtëpia.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Kreu i qeverise theksoi se për realizimin e këtij qëllimim brenda kësaj dekade, që nga viti ardhshëm qeveria do të kryejë investime në shkolla për fuqizimin e teknologjisë dhe përmirsimin e kushteve të laboratorëve përkatës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Më bëri përshtypje një element. Është hera e parë që mungon. Askush prej jush nuk përmendi dixhitalizimin, informatikën. Kushtet që bëhet ky mësim. Besoj që nuk ju them asgjë të re. Unë e kam të dëgjuar nga raportet që kemi marrë për lëndën e informatikës, që laboratorët nuk janë në nivelin e duhur. Mësimi është shumë mekanik, mësim teorik për shkak të paktit që edhe aty ku laboratorët janë të plotësuar, procesi i praktikës lë shumë për të dëshiruar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Jua them këtë pasi besoj që një nga arsyet që ne kemi një boshllëk në pertën e punës për të rinjtë sot, është mungesa e dijes për të pasur punë paguar shumë më mirë dhe cilësore. Mungesa e dijes nuk lidhjet me dijet që jepen përmes lëndëve tradicionale, apo shkallën e njohjes suaj, por lidhet me dijen që ofron vetë sistemi ynë i shkollës dhe atë që sot është e ardhmja. Duam të bëjmë një investim duke filluar nga viti i ardhshëm.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Për të fuqizuar sa më shpejt, të gjithë sistemin e mësimdhënies së teknologjisë dhe ti bëjmë të mundur nxënësve të hyjnë më shumë se sa vetëm një mësim mekanik. Janë dije që hapin horizonitn për të gjithë. Tregu i punës që është rreth, qoftë në Malësinë e Madhe, qoftë në Shkodër, në qytet apo fshat, ka kufizimet e veta, ndërsa tregu i teknologjisë nuk ka kufizime.

Përmes kompjuterit duke zotëruar disa dije specifike për të gjetur një hapësirë tënden, një qelize në një organizëm të madh siç është ky treg. Nuk është fantazi, por është një realitet që ekziston në Shqipëri. Ka shumë të rinj që pa lëvizur nga shtëpia, punojnë në një treg jashtë vendit, dhe paguhen shumë mirë. Për të bërë këtë, kanë disa dije ekstra. Duam të punojmë shumë në këtë drejtim në shkollë, pork jo nuk mjafton.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Me programme të veçanta për mosha relativisht të reja për të marrë njohuri brenda një harku kohore jo shumë të gjatë. Janë programe ndërkombëtare dhe që ne kemi krijuar kanalet tona për t’i vendosur në funksionim. Për të kaluar të rinjtë njohuritë për gjuhën e kodimit. Përveç kësaj, është ajo që lidhet me fuqizimin e hapësirës për të bërë sipërmarrje të vogël në këtë fushë. Duhet patjetër që të ndryshojmë, këndvështrim mbi të ardhmen.

E ardhmja nuk mund të jetë punë në shtet, por është një sferë punësimi shumë e kufizuar. Përgjigja e vetme, nuk mund të jetë vetëm puna në privat. Tregu i punës në privat ka vështirësitë e veta. Është diçka e tretë që nuk është në kundërshtim me këto të dyja, është futja në botën e teknologjisë.

Një person mund të gjejë një punë për vete pa lëvizur nga shtëpia. Por disa të tjerë mund të fillojnë një startup, për t’i shërbyer vetes së tyre, dhe më pas për t’i shërbyer të tjerëve. Ne kemi në rrjetin e startup-eve, ndërmarrje të vogla që punojnë për Sillicon Valley dhe kompani shumë të mëdha. Bëjnë punë kreative, dhe jo vetëm punë ‘krahu’ për kompani të ndryshme” – tha Rama.

Related Articles

Back to top button