BOTA

Donald Trump vijon akuzat ndaj Presidentit amerikan: Joe Biden e ka çuar kombin tonë drejt rrënimit, kriminelët kanë pushtuar rrugët tona


Ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka vijuar akuzat ndaj pasardhësit të tij në detyrë, Joe Biden. Ai u shpreh para mbështetësve të tij në Iowa se Joe Biden dhe e majta radikale po e çojnë kombin amerikan në shkallët e një rrënoje.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Miliona amerikanë tashmë e kanë kuptuar se Xho Bajdën dhe e majta radikale  e kanë ccuar kombin tonë në shkallët e një rrënoje. Vetëm pas 9 muajsh nën qeverisjen e Biden, kriminelët dhe bandat kanë pushtuar rrugët tona, kartelet vdekjeprurëse të drogës kanë marrë në dorë kufijtë tanë, inflacioni mbizotëron ekonominë, Kina ka tërhequr vendet e punës dhe talebanët kanë marrë Afganistanin. Dhe nuk mund të thoni se nuk ju paralajmërova. Zgjedhjet u vodhën por ne nuk do të lejojmë që kjo katastrofë të vazhdojë”, tha Trump.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ish-presidenti po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e Kongresit që do të mbahen në muajin nëntor të vitit të ardhsëhm, teksa shtoi se SHBA-të po detyrohen të negociojnë furnizimet me naftë me Rusinë dhe Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës, për shkak të humbjes së pavarësisë së energjisë nën administratën aktuale.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button