AKTUALITET

Dosja për “Gërdecin”, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatmir Mediut


Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që pranoi kërkesën e SPAK për rihapje të hetimeve për dosjen Gërdeci.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mediu nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se vendimi ishte në shkelje të ligjit, të parimit të gjësë së gjykuar. Shkelje u konsiderua sipas mbrojtjes dhe fakti se një gjykatë më e vogël prishi vendimin e Gjykatës së Lartë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pas vendimit të Apelit të GJKKO-së për të rihapur çështjen ‘Gërdeci’ SPAK rinisi hetimet, ndërkohë pritet që të nisë pyetja e personave që kanë dijeni për rrethanat. Në pyetje do të rimerren edhe ish zyrtarë të lartë që kanë qenë në detyrë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008. Zyrtari i parë që do ripyetet është ish-ministri mbrojtjes Fatmir Mediu.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Rikujtojmë që në vitin 2009 një tragjedi ndodhi në fshatin Gërdec, aty ku ndodhej një depo e çmontimit të municioneve. 26 persona humbën jetën në shpërthim, të cilët punonin në këtë fabrikë demontimi.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button