AKTUALITETCOVID-19

Doza e 3-të dhe vaksinimi i fëmijëve, Manastirliu flet nga Shkodra: Komiteti Teknik jep nesër vendimin.


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Shkodra ditën e sotme ka folur për vaksinimin dhe për dozën e tretë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ajo është shprehur se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka rekomanduar vendosjen e dozës së tretë në protokollin e vaksinimit si dhe kanë rekomanduar uljen e fashës së vaksinimit tek fëmijët plus 16 vjeç si dhe tek ata 12 vjeç që vuajnë nga ndonjë sëmundje.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Është mbledhur Komiteti Teknik i Vaksinimit përgjatë fundjavës së shkuar, të cilat kanë diskutuar dhe kanë rekomanduar vendosjen në protokolle të dozës së tretë ose dozës booster, kanë rekomanduar edhe uljen e fashës së moshës për vaksinim, plus 16 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kanë rekomanduar edhe vaksinimin plus 12 vjeç por vetëm për ata fëmijë që kanë problematika. Këto rekomandime që kanë dalë nga komiteti i vaksinimit do të diskutohen ditën e nesërme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Do të kemi edhe një njoftim për vendimet që do të marrë ky komitet”, tha Manastirliu ndër të tjera.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button