AKTUALITET

Drejtoria e policies Qarku Fier ka festuar sot 109 vjetorin e Krijimit te Policise se Shtetit .


Me kete rast efektiva te policise te mbledhur ne mjediset komisariatit kane zhvilluar ceremonine me kete rast ,e cila eshte kthyer jo vetem thjesht nje dite perkujtimore por nje fest te policise,. Te ftuar edhe efektiva nder vite qe kane punuar ne polici , te cilet kane pershendetur efektivat e policse.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gjithashtui te ftuar ne kete perekujtimore kanw qene edhe te ftuar te tjere nga Prefektura , Qarku ,Pushteti
Vendor ,Prokuroria ,familje e policeve te rene ne krye te detyre e te tjere.
Ka folur dhe Drejtori i Policise, Prefekti dhe deputetja Antoneta Dhima.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Drejtues i Parë Alfred ÇEPE, pasi falenderoi të ftuarit dhe pjesëmarrësit, në fjalën e tij përshëndetëse, ndër të tjera u shpreh:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Në këtë rrugë të gjatë dhe të vështirë, punonjësve të policisë u janë dashur të bëjnë shumë mund e sakrifica deri në atë më ekstremen, dhënien e jetës së tyre.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sakrifica më sublime e dhënies së jetës në krye të detyrës, sot përjetësohet në mënyrë të lavdishme duke emërtuar 2 rrugë në fshatin Libofshë dhe Topojë me emrat e 2 dëshmorëve të Policisë, Llambri Bardhi dhe Arsen Gjini, ky emërtim u bë mbi bazën e propozimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, drejtuar Bashkisë Fier.

Këshilli Bashkiak me vendimin Nr 1 datë 05.01.2022 mori vendim për miratimin e propozimit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Policia e Shtetit do të vazhdojë të realizojë me shumë përkushtim e devotshmëri përmbushjen e misionit fisnik për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve, për garantimin e rendit dhe funksionimin normal të shtetit, në luftën të pakursyer, me tolerancë zero kundër krimit në përputhje me ligjin duke respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe parimet kushtetuese të shtetit juridik.

Gëzuar festën, duke iu përkushtuar edhe njëherë më shumë punës për një performancë sa më korrekte ndaj komunitetit dhe ligjit.
Faleminderit!”

Nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis NANO, u akorduan dy çertifikata për shërbime të dalluara punonjësve të Policisë, Kryekomisar Erdit Rrëçeku, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Fier dhe Kryekomisar Artur Shira, me detyrë Zëvëndësdrejtor i DVP Fier.

Gjithashtu, ditën e sotme drejtues të Policisë Vendore Fier dhe punonjës të Policisë morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Fier për inagurimin e rrugëve me emrat e dy dëshmorëve të Policisë, rruga “Llambri Bardhi” në Libofshë dhe rruga “Arsen Gjini” në Topojë.

Related Articles

Back to top button