POLITIKË

“Duhet të kishit ardhur i përgatitur në studio”, Shehaj debat me moderatoren: Më lini ta shpjegoj, mora në telefon delegatët dhe rezultoi që…


Deputeti demokrat Agron Shehaj ka pasur një debat me moderatoren Eni Vasili në emisionin “Open”. Kjo ka ardhur pasi Vasili ka kërkuar shpjegime të njëpasnjëshme nga Shehaj mbi mënyrën sesi kishte dalë në përfundimin se shumica e delegatëve të PD të degën numër 5 dhe 7 në Tiranë, kishin firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Shehaj tha se kishte folur në telefon me 80% prej atyre delegatëve që kishin firmosur dhe nga këta që kishte telefonuar, rreth 98% prej tyre kishin firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Moderatorja hodhi dyshimin se nuk mund t’i njihte delegatët nëpërmjet telefonit, ndërsa Shehaj u përgjigj se me shumicën prej tyre kishte punuar gjatë fushatës dhe se i kishte pyetur për emrat dhe mbiemrat sipas listës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pjesë nga debati:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Deputeti, demokrat, Agron Shehaj: Kontrollova listën e delegatëve për t’u siguruar që janë realisht delegatë. Unë kam patur një listë të PD më parë pasi jam kryetar i njësive 5 dhe 7 në Tiranë gjatë fushatës elektorale. Këto lista ishin në dakordësi me njëra tjetrën. Janë rreth 170 delegatë në këto dy njësi. Kam bërë më shumë se rreth 100 telefonata. Kam folur konkretisht me 100 delegatë. 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Janë rreth 170 delegatë, unë do flisja vetëm me ata që sipas organizatorëve kishin deklaruar që kishin firmosur. Fola me ata që mu përgjigjën në telefon, rreth 80 e atyre që kishin firmosur pra. Nga 170, rreth 100 delegatë janë nga dega 5, ndërsa 70 të tjerë janë nga dega 7. 

Eni Vasili: Unë dua të di nga ju dolën 98% të vërtetë, mos bëni llogarit tani në studio duhet të kishit të ardhur i përgatitur.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Shehaj: Unë kam telefonuar cdo delegat që ka firmosur me 80% prej tyre me të cilët kam folur, 98% më kanë konfimruar se kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Eni Vasili: Si e vërtetuat që ishin pikërisht delegatët nga ana e telefonit?

Shehaj: Kam punuar me ta, kam numrin e telefonit dhe unë I pyes për emrin dhe mbiemrin.

Related Articles

Back to top button