KRONIKË

DVP Vlorë/ Vihen në prangat e policisë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.


Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin në kërkim K.Q., 21 vjeç. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë,me vendimin e datës 25.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin R.K.,29 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, Shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Selenicë, proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin H.B.,59 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Bashkia Selenicë, pasi ka prerë rreth 2m3 dru , pa lejen e organeve kompetente.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, proceduan penalisht për veprën penale ” Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasit I.D.,22 vjeç, dhe D.D.,26 vjeç, banues në Burrel,pasi dyshohen se kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Po nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme u procedua penalisht për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”, shtetasi B.Gj.,43 vjeç, banues në Vlorë , sepse dyshohet se ka trafikuar një mjet që rezulton i vjedhur në Greqi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button