KRONIKË

Dy humbje jete dhe 11 të plagosur nga disa aksidente në rrugët e Shqipërisë


Dy viktima dhe 11 të plagosur, ky është bilanci i disa aksidenteve rrugore të ndodhura këtë të dielë në Shqipëri.

Mbrëmjen e sotme në rrugën Fushë Krujë-Tapizë, një mjet tip “Benz” aksidentoi një këmbësor,  i cili si pasojë e përplasjes ndërroi jetë. Pas aksidentit shoferi braktisi makinën dhe u largua, ndërkohë policia po punon për kapjen e tij.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Më herët gjatë mesditës, në Qafë-Thanë një 60-vjeçar, shofer i një furgoni humbi jetën, pasi u përplas me një autobus.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur edhe 4 pasagjerë të autobusit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ndërsa në Shijak, si pasojë e përplasjes së dy makinave mbeten te plagosour nje shofere dhe 3 pasagjerë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ndërkohë në orët e mbrëmjes, në rrugën Milot-Rrëshen, në hyrje të qytetit të Rrëshenit, automjeti me drejtues shtetasin A.Gj., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh.P., ku si pasojë kanë marrë dëmtime të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe shtetasi P.Ll., i cili ishte pasagjer në njërin nga automjetet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button