AKTUALITET

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Lushnjes dhe Fierit, për shkak se janë larguar nga banesa e tyre, në rrethana ende të panjohura.


Bëhet fjalë për një 57-vjeçar në Lushnje, i cili vuan nga sëmundja e depresionit, dhe për një 29-vjeçar në Fier, denoncimi për të cilët është bërë nga vëllai dhe nëna.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Nga specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit I. N., 57 vjeç, banues në fshatin Çiflik i Ri, Lushnjë, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim vëllai i tij se 57-vjeçari (i cili vuan nga sëmundja e depresionit) është larguar nga banesa.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Nga specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Fier është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit J. H., 29 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim nëna e tij se djali është larguar nga banesa.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button