KOSOVA

Dy persona të armatosur shkojnë të vjedhin dyqanin në rrugën “Mbretëresha Teutë”, qëllojnë me armë për vdekje pronarin


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, kur hajdutët kanë shkuar për të grabitur një market dhe kanë vrarë pronarin.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”. Dy persona të maskuar dhe armatosur kanë hyrë në market, si duket pronari ka rezistuar dhe autorët e kanë qëlluar me armë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pronari është dërguar në spital, ku në pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Mund të konfirmoj se një person i plagosur, që kishte ardhur për trajtim, ka ndërruar jetë. Meqë tash ka ndodhur e gjithë ngjarja, nuk mund të deklaroj informacione tjera”, ka deklaruar mbrëmë Mustafa-Hakaj.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy persona dhe është sekuestruar edhe arma me të cilën ka ndodhur ngjarja e rëndë.

“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se dy persona të dyshuar e të maskuar nën kërcënimin e armës kanë tentuar të grabitin viktimën i cili ndodhej në dyqanin e tij, si pasojë e të shtënave nga të dyshuarit në drejtim të viktimes, viktima ka mbetur i plagosur. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është sekuestruar një armë”, njofton policia.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button