KRONIKËVIDEO

“E dhunonte në sy të fëmijëve”, i moshuari nga Fieri denoncon ish-dhëndrin/ Vajza: Kishte ndërtuar jetë të re me një grua tjetër (VIDEO)

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 u trajtua historia dramatike e 75-vjeçarit nga Fieri, Xhemil Karaj. Vajza e tij d hunohej sistematikisht nga bashkëshorti, pas një shkëputje të gjatë fizike ata u ribashkuan sërish, por kjo d hunë pasoi edhe me tradhtinë gjë që e agravoi marrëdhënien. Drama e familjes Karaj është pasuar me shumë t ragjedi të njëpasnjëshme.

“Babai më ka lënë 6 vjeç, jam rritur me të keq pija lëngun e hidhësit. Nejse u rritëm ndërtuam jetë solla në jetë 4 fëmijë dy vajza dy djem. Vajzën e madhe e martova me lajmësi një krushk i joni na çoi në një familje që shpirti im e i vajzës time e di. E ka dhunuar e ka masakruar pinte alkool, e qëlloi me telefon i çau kokën me 7 të qepura. E dërgonte në ara të punonte pjeshkat, e dhunonte fizikisht por edhe nga ana psikologjike.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

E dhunonte në sy të fëmijëve vajza më mori në telefon dhe më tregoi çfarë po ndodhte , i morën djalin e saj dhe ja çuan në një fshat të Vlorës që t’ia largonin. Vajza ime mori vajzën dhe erdhi te shtëpia jonë i dola para në mes të rrugës vajza ishte nxirë ishte dhunuar tmerrësisht. Si përfundim tentova me vajzën të shkoja te komisariati për të denoncuar ata më thanë shko te mjeku ligjor shkuam dhe aty ai mjeku negativ na tha vajza ka rënë nga shkallët. Unë u preka shumë me vajzën të gjithë na kundërshtuan. Vajza pas 1 viti e ca ai i kërkoi ta merrte sërish.

Thesi i miellit në shtëpinë time shkonte vetëm 9 ditë. Unë vija në orën 10 të natës me shumë sakrifica i kam rritur ata fëmijë. Desha të vdisja më mirë sesa të kthehej vajza atje përsëri. Mirëpo këta flisnin fshehurazi ai ish-dhëndri i mbushi mendjen të rikthehej. Mirëpo unë i thash mos shko se nuk të shkel më në shtëpi. Vajza pa lodhjen time dhe mendoi për ata fëmijë. Mirëpo fëmijët në divorc ia la nënës. Ky mori një femër nga Lushnja por ajo pas 3 ditësh sa mori vesh se kush ishte ky iku pa kthim.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”


Rikthimi i vajzës nuk më erdhi mirë, edhe pse u kthye dhe unë i thash nuk të mbështes më, prapë shkova dhe e përkraha sepse është vajza ime. Ai edhe pasi u bashkua dhe qëndruan 7 vite erdhi nga Greqia e dhunoi e masakroi dhe e nxori nga shtëpia përsëri, ai kishte ndërtuar një familje tjetër me një grua tjetër e cila kishte 2 fëmijë. Kam ruajtur katastrofën që mund të ndodhte mes dy familjeve, ai e akuzonte për nevrike vajzën time. Shpesh herë i thosha ish-dhëndrit që të shkonte te psikologu. Kur erdhi nga Greqia vajza më tha se ai kishte ndërtuar një jetë tjetër, unë njoftova inspektorin e policisë i cili më ka bërë gropën se është i korruptuar.” u shpreh në studio i moshuari.

Rrëfimi i tij, u pohua nga vajza e 75-vjecarit, e cila tha se ish bashkëshorti i saj kishte ndërtuar një jetë të re, me një grua tjetër me të cilën kishte dy fëmijë, ndërsa denoncimet e saj për dhunë ranë në vesh të shurdhët.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

“Çdo gjë që tha babai im aty në studio është e vërtetë dhe ka shumë e më shumë. Unë u ndava i thash stop dhunës, por u riktheva sepse shikoja babain tim që vuante tmerrësisht dhe ai më dhunonte shumë keq duke u shprehur se unë skisha ku të shkoja më. Kur mora vesh se ai kishte ndërtuar një jetë tjetër desha të vdisja. Më ka dhunuar tmerrësisht 2 javë. Më thoshte që ik nga shtëpia se do sjellë gruan tjetër.

Fëmijët e mi nuk kanë asnjë komunikim me të atin pasi ai i kërcënonte u mbylli numrat e telefonit që e kishin hapur në emrin e tij. Ai ha dhe pi me përmbaruesit e Fierit i ka nga ana e tij. Ai i dha asaj zyre në prezencë time një bidon 30 kg me vaj ulliri si ryshfet. Ai ka 4 milionë lekë detyrim ushqimor ndaj fëmijëve, ai nuk më flet më fare që nga momenti që në maj të 2018 kur mora urdhër mbrojtje nga ai. Përmbaruesit e Fierit i kanë grisur apo i kanë hedhur, por mua asnjë zgjidhje nuk më kanë dhënë.” u shpreh në studio ajo.

Reklama në FieriWeb - "Veronesi" Caffe

👉NDIQNI VIDEON E PLOTE KETU!👈

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button