BOTAPOLITIKËTEKNOLOGJI

E dyta në botë për teknologji, Rama prezanton studenten shqiptare: Me 2 dhjetor do jetë para qeverisë gjermane për…


Kryeministri Edi Rama në një video prezanton 20-vjeçaren durrasake, e cila është renditur e dyta në botë në konkursin botëror të shpikjeve të reja kompjuterike për vitin 2021.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ajo është shprehur se teknologjia ka qenë një ëndërr e hershme për të. Ndër të tjera 20-vjeçarja ka treguar se më datë 2 dhjetor para qeverisë Gjermane do prezantojë projektin për burimet energjetike në fushën e inovacionit.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

“Të pogramosh është si të zgjidhësh një problem por që është  në programe të ndryshe. Modeli im i sukesit është Stiv Jops. Kur u prezantova për herë të parë me teknologjinë kisha disa kufizime të vogla.  Ishin 10 mijë finalistë u bën 2 mijë më pas 26, dhe më pas ishin dy. Unë kam marrë phesë në mbkedhjen e ministrisë së Teknologjisë. Me 2 dhjetor do jemi përballë qeverisë Gjermane, ku do përaqes projektin për burimet energjitike në fushën e inovacionit”tha ajo.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“RESPEKT🙏 Xhulia, 20 vjeçarja durrsake që ka rrëmbyer vëmendjen e liderëve të zhvillimit teknologjik botëror si Bill Gates e të tjerë, me pasionin për teknologjinë është shembull frymëzues i ndryshimit që di të sjellë gjenerata e shqiptarëve të rinj, kreativë e inovativë👩‍💻📲💻📟🖥

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

👏Ajo është renditur e dyta në konkursin botëror të projekteve teknologjike, ku ka impresionuar jurinë me projektin e saj për komunikimin dhe shkëmbimin e materialeve pa internet apo ëifi😀🌎📡”shkruan Rama në postimin e tij.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button