AKTUALITET

E FUNDIT/ Brenda një shtëpie duke vjedhur, arrestohen dy vëllezërit në Berat: Autorë të 38 grabitjeve (DETAJE)


Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Beratit pasi akuzohen për një numër të lartë vjedhjesh.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bëhet ne dije se në pranga kanë rënë shtetasit A.H., 49 vjeç dhe F.H., 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

A.H., 49 vjeç dhe F.H., 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhnin në banesën e shtetases A. A.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që këta shtetas të jenë autorë të 38 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 2018-2021, në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.

Njoftimi i plotë i policisë së Beratit:

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vëllezërit”.

Zbardhen 38 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Beratit.

Arrestohen 2 autorët e dyshuar, pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin në një banesë.

Sekuestrohen disa nga mjetet që përdoreshin për të kryer vjedhjet.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale në DVP Berat, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vëllezërit”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.H., 49 vjeç dhe F.H., 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhnin në banesën e shtetases A. A.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që këta shtetas të jenë autorë të 38 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 2018-2021, në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, në fushën e vjedhjes së pronës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button