KRONIKË

E FUNDIT/ Dogjën flamurin e Serbisë, policia e Tiranës, arreston 2 persona dhe procedon 6 të mitur


Policia e Tiranës ka arrestuar 2 protestues pas tubimit të thirrur nga Sali Berisha kundër vizitës së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë, si dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Astrit Cara, 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Besnik Balani, 56 vjeç, banues në Krujë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Këta shtetas, gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Dogjën 4 flamuj kombëtar të Serbisë, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Strukturat e Policisë së Shtetit, pas provave të grumbulluara, bënë kapjen dhe shoqërimin e 8 personave që u përfshinë në veprimtari të kundërligjshme gjatë zhvillimit të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  A. C., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe B. B., 56 vjeç, banues në Krujë.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës.

Këta shtetas, gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”.

Related Articles

Back to top button