KRONIKË

E FUNDIT/ Ekzekutimi i Albi Bashaliut, flet dëshmitari: Autorët kishin maska Covid, e qëlluan dy herë dhe e kontrolluan a ishte gjallë, u larguan qetë e qetë


Është zbardhur dhe dëshmia e parë në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua ditën e sotme në Peqin, ku u ekzekutua Albi Bashaliu.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur edhe pronari i lokalit që ndodhet, pranë vendit ku ndodhi edhe ngjarja.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Sami Bashaliu tha se autorët ishin me maska anti-Covid dhe se kishin ngritur lart jakat e këmishëve. Ai ka treguar se autorët e qëlluan viktimën sapo doli nga makina, ndërsa personave që ishin në lokal u kishin thënë të mos dilnin jashtë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Më tej ai tha se autorët e qëlluan nga larg Albi Bashaliun, për të siguruar u afruan dhe e qëlluan nga afër.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Pronari tregoi se ata morën çelsat e makinës së viktimës dhe me të u larguan nga vendi i ngjarjes

“Kishte ardhur për të pirë kafen në mëngjes, sa zbriti e qëlluan, ishin veshur me të zeza, me maska COVID, ishin çuna të rinj, një doli me pistoletë, ishin 2 veta, u frikësuam të gjithë, viktima është njeriu imë, unë desh dola se viktima është njeriu im, më thanë ‘futu brenda zotri’, ai që kishte pistoletën më tha, kjo është rrugë kryesore.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Bënë vrasjen, një e gjuajti dy herë, pastaj e kontrolloi,e gjuajti prap 2 here i mori çelësat dhe mori çelësat e makinës, dhe ndezi makinën e viktimës, kur e ndezi, i vuri benzinën makinës së tyre dhe u larguan, ikën qetë e qetë” tha ai.

Related Articles

Back to top button