KRONIKËLAJMI FUNDIT

E FUNDIT/ FNSH-ja zbarkon në Buz, prangos 28 vjeçarin nga Tirana me 8 precedentë penalë, “strehohej” në një shtëpi në fshat


Një 28 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt në fshatin Buz të Memaliajt. Ai ka disa precedentë penalë dhe ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e kryeqytetit e ka dhënë ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Referuar njoftimit të Policisë, u bë e mundur kapja e shtetasit O. A., 28 vjeç, banues në Tiranë (me precedent në mëparshëm penal, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Kanosja”, “Vjedhja”, “Mashtrimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Njoftimi i Policisë së Shtetit/ Gjirokastër

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe FNSH Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale  në fushën e narkotikëve dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet policore se në fshatin Buz, Memaliaj, ndodhej një person i shpallur në kërkim, organizuan punën dhe  finalizuan me sukses operacionin policor “Antenat”.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja e shtetasit O. A., 28 vjeç, banues në Tiranë (me precedent në mëparshëm penal, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Kanosja”, “Vjedhja”, “Mashtrimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në datën 13.10.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Materialet në ngarkim të shtetasit O. A. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Related Articles

Back to top button