KRONIKË

E FUNDIT/ Frika për ndonjë sulm ndaj tij, Klodian Çalamani largohet nga Burgu i Fierit, ja ku është dërguar


Vrasësi i Mateos 8 vjeçar në Fier, Klodian Çalamani, është zhvendosur mbrëmjen e sotme nga burg i Fierit, për shkak të frikës për ndonjë sulm ndaj tij.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ai është dërguar në Paraburgimin e Vlorës, i shoqëruar nga Policia e Burgjeve dhe Policia e Rendit.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Ai tashmë është në izolim dhe drejtoria e burgut ka bërë plan masash për të shmangur kontaktin e tij me të burgosur të tjerë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Paradite, familjarët e 8-vjeçarit të vrarë mësynë në godinën e Gjykatës së Fierit, në kërkim të Çalamanit. Me thirrjet për drejtësi, ata kanë tentuar të shkojnë drejt sallës ku ishte planifikuar masa e sigurisë. Më pas, me ndërhyrjen e forcave të rendit, familjarët janë nxjerrë jashtë ambienteve, ndërsa kanë kërkuar mbështetjen edhe të qytetarëve për të vënë në vend drejtësinë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ndërkohë, dhjetëra banorë të Fierit u mblodhën në qendër të qytetit për të firmosur një peticion për rikthimin e dënimit me vdekje. Ata kërkuan dënimin kapital për Klodian Çalamanin, autorin e dyshuar të vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu.

Babai i 8-vjeçarit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në oborrin e shtëpisë së Çalamanit, qëndronte në qendër të qytetit me bashkëshorten. I tronditur, ai kërkon drejtësi për të birin. “Ta sjellin këtu ta varin, ta shikoj me sytë e mi dhe nuk jam i ngopur… Të mblidhen për fëmijët e vet. Të ma sjellin këtu”, tha ai për gazetarët.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button