AKTUALITET

E FUNDIT / Helmimi masiv në Krujë, Policia: Kanë nisur hetimet për 35 qytetarët me simptoma, priten përgjigjet e analizave nga ISHP


Policia e Krujës ka reaguar për ngjarjen në spitalin Rajonal të këtij qyteti, ku u paraqitën me simptoma helmimi dhjetëra qytetarë.  

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas njoftimit, bëhet me dije se rreth 35 qytetarë kanë përfunduar në spital të helmuar, ndërkohë që priten analizat nga Drejtoria e Shëndetit Publik Krujë dhe Tiranë për të zbuluar shkakun e vërtetë të helmimit të pacientëve.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Krujë/Informacion paraprak:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme, nga urgjenca e Spitalit të Krujës, se dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 shtetas, të cilët dyshohet se janë helmuar, menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.

Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button