AKTUALITET

E FUNDIT/ Javën tjetër SHBA nis veprimet për sanksione ndaj personave të korruptuar


Departamenti amerikan i Thesarit do të vendosë një sërë sanksionesh javën e ardhshme, në të njëjtën kohë kur do të mbahet edhe Samiti i SHBA-së për Demokraci. Pjesë e personave që do të sanksionohen do të jenë persona që dyshohet se janë të përfshirë në korrupsion, abuzime të të drejtave të njeriut dhe që minojnë demokracinë, etj.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Megjithatë Reuters është interesuar për detaje të tjera, por nuk ka mundur që të sigurojë asnjë detaj tjetër për masat e sanksionet që do të merren.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

“Do të ketë edhe propozime për të mbyllur zbrazëtirat ligjore që lejojnë zyrtarët e korruptuar të shfrytëzojnë tregun e pasurive të paluajtshme që lejojnë lulëzimin e korrupsionit dhe rrjedhjen e të ardhurave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara,-tha një burim për Reuters.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kjo është mbledhja e parë e këtij lloji nga presidentin Biden, ku do të marrin pjesë 110 zyrtare në takimin virtual që do të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor. Megjithatë lista nuk përfshin Kinën apo Rusinë. Ndërkohë që jo më larg se dje Instituti për Siguri Ndërkombëtare në Beograd ka paralajmëruar se gjatë janarit të vitit 2022, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione ndaj 50 politikanëve e biznesmenëve në Ballkan.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button