KRONIKËLAJMI FUNDIT

E FUNDIT/ Krim i rëndë në familje, burri vret me armë zjarri gruan


Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për krimin e ndodhur në Vaun e Dejës, ku shtetasi Niko Hila, 55 vjeç, ka ekzekutuar me kallashnikov 40 vjeçaren Xhuliana Topallin. Mësohet se këta dy persona bashkëjetonin dhe shkak për krimin është bërë një grindje mes tyre. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Pas krimit të kryer, 55 vjeçari ka tentuar të vetëvritet por si pasojë ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e parë nga mjekët. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Njoftimi i Plotë:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Vau i Dejës/ Informacion paraprak 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe.

Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër. 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Related Articles

Back to top button