AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

E FUNDIT/ “Më akuzoi se i ngacmoja të ëmën”/ Zbarthet dëshmia tronditëse e 38-vjeçarit që vrau të miturin në Fier


Sapo është zbardhur dëshmia e 38-vjeçarit Klodian Çalamani që rrëmbeu dhe më pas vrau një 8-vjeçar në Fier. Pasi u arrestua, Çalamani u mor në pyetje nga drejtori i policisë së Fierit dhe një prokuror, duke thënë se i mituri e kishte sharë, madje dhe e kishte akuzuar se i kishte ngacmuar të ëmën.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Sot më datë 16 nëntor 2021, rreth orëve të mëngjesit ora 8 apo 9, nuk e di unë ndodhesha në shtëpinë time dhe më vjen djali i vogël të cilit nuk ja di emrin, por e njof që është djali i F. i cili filloi të më shante. Unë në këtë kohë isha duke punuar me kazëm tek oborri i shtëpisë time dhe ai erdhi afër te porta, në një distancë një metër larg nga unë.”-tha vrasësi.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Në këtë moment duket se ka ndodhur edhe e gjithë ngjarja, ku 38-vjeçari tregon me detaje si e ka goditur djalin dy herë pas koke duke i shkaktuar vdekjen. Pasi e ka goditur fëmijës i ka lidhur duart mbrapa me një lidhëse këpucësh dhe e ka hedhur në gropë dhe mbuluar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Më pas qëndrova në shtëpi, në oborrin e shtëpisë time dhe nuk kam lëvizur fare prej saj. Nuk më ka parë asnjë person dhe nuk i kam treguar asnjë personi.”-tregoi ai.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ndërkohë që sot nuk ka pranuar që të flasë sërish duke u mjaftuar vetëm me fjalët: Ajo që ndodhi, ndodhi! Unë do bëj burg tani!

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button