KRONIKË

E FUNDIT/ Pas sherrit plagosi me pistoletë Alban Haklajn, arrestohet autori 24-vjeçar në Tropojë, sekuestrohet arma e krimit


Policia ka arrestuar autorin, i cili 4 ditë më parë plagosi me armë zjarri Alban Haklajn në Tropojë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bëhet me dije se në pranga ka rënë autori Genti Vatnikaj 24 vjeç banues në Bajram Curri.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ky shtetas u kap në një banesë në fshatin Berishë, ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit pistoletë që ai dyshohet se ka përdorur në vendin e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur më 11 dhjetor, ku shtetasi Vatnikaj në një lokal në qytetin e Bajram Currit, për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të plagosur, Alban Haklajn, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Njoftimi i policisë së Tropojës:

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A. H.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën dhe si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

G. V.,  24 vjec, banues në Bajram Curri.

Ky shtetas u kap në një banesë në fshatin Berishë, ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit pistoletë që ai dyshohet se ka përdorur në vendin e ngjarjes.

Ngjarja: Shtetasi G. V., më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të plagosur, shtetasin A. H., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Plagosja e Alban Haklajt me armë zjarri në Tropojë, arrestohet autori

Related Articles

Back to top button