POLITIKË

E FUNDIT/ Takime me Ramën dhe Bashën dy ditë para Kuvendit të Berishës, i dërguari i SHBA vjen sot në Tiranë; Meta jashtë axhendës


I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do të vizitojë Tiranën. Ai pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Takimi mes tij dhe Bashës sipas informacioneve mësohet se do të zhvillohet paradite rreth orës 11:30. Më pas Escobar do të takohet me Ministren e Jashtme Olta Xhaçka rreth orës 14:30-15:00. Ndërsa, takimi me kryeministrin Edi Rama do të zhvillohet rreth orës 17:00.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ndërsa, presidenti i Republikës Ilir Meta nuk përfshihen në agjendën e zyrtarit të lartë amerikan. Nuk dihet nëse kjo lidhjet me detyrën e Metës dhe arsyet e vizitës së Escobar nuk kanë të bëjnë me të, apo Ambasada në Tiranë ka shamngur qëllimisht një takim në Presidencë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Vizita e Escobar në Tiranë, vjen vetëm dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, i cili është i shpallur “non-grata” nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. Vetëm dy ditë më parë, ambasada e SHBA-së, tha se vizita e tij është për të konfirmuar gjithashtu vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button