KRONIKËVIDEO

E kap për qafe dhe e kërcënon me thikë/ Momenti kur Erjon Llapushi vret kryekamarierin e “Fish City” me grushta


Janë publikuar ditën e sotme pamjet e vrasjes së kryekamarierit Gazment Kurmaku nga klienti 33 vjeçar Erjon Llapushi. Në pamjet e mëposhtme të marra nga “AbcNews” duket momenti kur Llapushi së bashku me një person tjetër ulen në një tavolinë për katër persona në restorantin “Fish City” në Elbasan dhe në atë moment vjen kryekamarieri Kurmaku. Ky i fundit u kërkon të lëvizin nga kjo tavolinë, pasi është e rezervuar për 4 persona duke iu kërkuar të dalin në një tjetër ambient ku mund të qëndronin vetëm 2 persona.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Por kjo kërkesë nuk i ka pëlqyer Llapushit i cili ngrihet nga tavolina dhe i vendos dorën në qafë kryekamarierit ndërsa pas sekonda më vonë merr nga tavolina thikën. Pas kësaj ai ulet sërish duke refuzuar të ndryshojë tavolinën dhe sapo kryekamarieri Gazment Kurmaku largohet debati vijon me ofendime në distancë. Në këtë moment Erjon Llapushi ngrihet dhe godet me grusht Kurmakun i cili bie me kokë në cepin e një betoni dhe përfundon në gjendje kome. E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur në praninë e dy klientëve të tjerë të cilët kanë mbetur të shokuar. Ndërsa Kurmaku humbi jetën dy ditë më pas në spital.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button