BOTAPOP NEWSSHËNDETI

E pazakontë/ Çifti padit klinikën pasi zbulon se fëmija nuk është i tyre!


Dy çifte nga Kalifornia sollën në jetë foshnjat e njëri-tjetrit dhe kaluan muaj të tërë duke rritur fëmijë që nuk ishin të tyrët pas një ngatërrese në klinikën e fertilitetit, sipas një padie të ngritur të hënën. Daphna Cardinale tha se ajo dhe bashkëshorti i saj, Alexander, filluan të dyshonin pasi vajza që ajo lindi në fund të vitit 2019 kishte tipare më të errta se ata.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Megjithatë, çifti tha se ata i hoqën dyshimet e tyre sepse ranë në dashuri me foshnjën dhe i besuan procesit të IVF (fertilizimi in Vitro) dhe mjekëve. Muaj më vonë ata mësuan se Daphna kishte qenë shtatzënë me fëmijën e një çifti tjetër dhe gruaja tjetër kishte mbajtur dhe kishte lindur vajzën e saj biologjike. Gjatë një konference për shtyp, së bashku me bashkëshortin e saj, duke njoftuar padinë e ngritur kundër klinikës së fertilitetit tha se:

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Më pushtuan ndjenjat e frikës, tradhtisë, zemërimit dhe thyerjes së zemrës. Më është rrëmbyer aftësia për të mbajtur fëmijën tim. Nuk kam pasur kurrë mundësinë të rritem dhe të lidhem me të gjatë shtatzënisë, të ndjej shkelmat e saj në bark.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Padia e çiftit akuzon Qendrën e Kalifornisë për Shëndetin Riprodhues (CCRH) me qendër në Los Anxhelos dhe pronarin e saj, Dr. Eliran Mor, për keqpërdorim mjekësor, shkelje të kontratës, neglizhencë dhe mashtrim. Ajo kërkon të hidhen në gjyq dhe kërkon dëmshpërblime të paspecifikuara.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Dy prindërit e tjerë të përfshirë po planifikojnë të ngrenë një padi të ngjashme në ditët në vijim, por dëshirojnë të mbeten anonimë, sipas avokatit që përfaqëson të katër prindërit. Avokati Adam Wolf, firma e të cilit është e specializuar në rastet e fertilitetit, tha se:

Ky rast nxjerr në pah një industri në nevojë të dëshpëruar për rregulla federale.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Foshnjat, të dyja vajza, lindën me një javë diferencë në shtator të vitit 2019. Prindërit pa e ditur rritën fëmijën e gabuar për gati tre muaj derisa testet e ADN-së konfirmuan gabimin. Foshnjat u ndërruan përsëri në janar të 2020-ës. Në ankesë thuhet se:

Çifti Cardinale, duke përfshirë vajzën e tyre të vogël, ranë në dashuri me këtë fëmijë dhe ishin të frikësuar se ajo do t’u hiqej atyre. Gjatë gjithë kohës, Alexander dhe Daphna nuk e dinin vendndodhjen e embrionit të tyre dhe kështu ishin të tmerruar se një grua tjetër kishte mbetur shtatzënë me fëmijën e tyre dhe fëmija i tyre ishte diku tjetër.

Lajmi për vajzën e tyre më të madhe, tashmë 7-vjeçare, se mjekët bënë një gabim dhe se foshnja e re nuk ishte në fakt motra e saj “ishte gjëja më e vështirë në jetën e tyre”. Daphna tha se:

Më thyhet zemra për të, ndoshta më së shumti se gjithçka tjetër.

Të dy foshnjat janë kthyer në familjet e tyre biologjike, por të katër prindërit kanë bërë përpjekje për të qëndruar në jetën e njëri-tjetrit dhe, sipas Daphna, “të krijojnë një familje më të madhe”. Nga ana tjetër Alexander u shpreh:

Ata ishin po aq të dashuruar me vajzën tonë biologjike sa edhe ne me të tyren.

Edhe pse të rralla, ngatërresat si kjo nuk janë të paprecedentë. Në vitin 2019, një çift nga Glendale, Kaliforni paditi një klinikë të ndryshme të fertilitetit, duke pretenduar se embrioni i tyre ishte implantuar gabimisht në një grua nga Nju Jorku, e cila lindi djalin e tyre si dhe një djalë të dytë që i përkiste një çifti tjetër.

Related Articles

Back to top button