KRONIKË

E PLOTË/ Ekspertët të bindur: Zjarri në komisariat ishte i qëllimshëm, dyshohet për një plan arratisje nga Mici dhe Idrizi


Grupi i hetuesve nga hetimet paraprake ka dalë në konkluzionin se zjarri i mbrëmjes së djeshme në komisariatin nr 5 në Kamëz ka qenë i qëllimshëm.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas informacionve hetuesit kanë dalë në konkluzionin se burimi i zjarrit është në katin minus, të komisariatit nr.5, aty ku ndodhen edhe dhomat e paraburgimit të të shoqëruarve, pikërisht në dhomën e viktimës, Arben Micit, dhe 61-vjeçarit, Dilaver Idrizi.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Ndërkohë përveç grupit të ekspertëve të kriminalistikës dhe grupit të ekspertëve te zjarrfikesve vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë, hetimet kanë nisur edhe nga AMT. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (ish-SHÇBA) e cila pas ngjarjes dërgoi grup të posaçëm hetimor për rastin, ka mbledhur dëshmitë e para të efektivëve që ishin në shërbim.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se janë marrë në pyetje disa policë të komisariatit nr 5, për procedurat dhe standardet që janë ndjekur ndaj dy të ndaluarve, dhe nese është mbajtur apo jo një protokoll i rregullt nga ana e tyre.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Pistat ku janë përqëndruar hetimet janë shtrirë në disa drejtime, ku përvec venies së zjarrit për vetflijim, një tjetër pistë kryesore është edhe ajo e tentativës së arratisjes nga dy të ndaluarit pasi ditën e djeshme ata u lanë ne burg nga gjykata për veprat që ishin ndaluar.

Ndërkohë per hetuesit dëshmia e efektivit Hajredin Boja do jetë kyçe për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ndërkohë që nuk ka një version zyrtar se kush nga dy të ndaluarit ka ndezur zjarrin, viktima apo autori. Të dy këta persona njiheshin si problematikë në zonë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Mici ishte arrestuar disa herë për akuzën e dhunës në familje, pasi e dhunonte sistematikisht nënën e tij. Ndërsa dilaver Idrizi akuzohet për vrasje. Ai dyshohet se pasi e ka dhunuar bashkëjetuesen e tij e ka shtyrë nga ballkoni i katit të tretë dhe duke e paraqitur ngjarjen si aksidentale.

Por më pas në bazë të hetimeve prokuroria doli në përfundim se 62-vjeçari kishte ushtruar dhunë ndaj bashkejtueses dhe e ka hedhur nga ballkoni.

Hetuesve u erdhi  në ndihmë vajza e viktimës e cila ka dëshmaur se Idrizi e dhunonte shpesh mamanë e saj. Çifti kishin konflikte të vazhdueshme pasi 62-vjeçari ishte xheloz.

Related Articles

Back to top button