AKTUALITET

E rëndë në Berat! I çau gomat e makinës dhe tentoi t’i ngulte thikën vëllait, arrestohet 50-vjeçari


Mëngjesin e sotëm Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 50 vjeçar i cili tentoi të godiste me thikë vëllain e tij nën efekt alkooli.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mësohet se shtetasi A.Z., 50 vjeç, banues në fshatin Starovë të këtij qyteti pasi i ka çarë gomat e makinës ka marrë thikën dhe ka tentuar të presë vëllanë e tij, shtetasin P.Z., 53 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Po ashtu Policia vuri ne pranga dhe 3 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njoftimi i Policisë:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

DVP Berat/Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi i shtetasit A.Z., 50 vjeç, banues në fshatin Starovë, Berat, pasi nën efektin e alkoolit, ka çarë gomat e mjetit dhe ka tentuar ta godas me mjet prerës vëllain e tij shtetasin P.Z., 53 vjeç, banues në Starovë, Berat.
————–
Gjithashtu u arrestua shtetasi O.Gj., 48 vjeç, banues në Berat, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 43-vjeçare se ky shtetas e përndjek dhe e kërcënon në mënyrë sistematike.
—————-
Nga specialistët e seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal i bë arrestimi i shtetasit S.H., 27 vjeç, banues në Dimal, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, si dhe i ka vjedhur një sasi lekësh dhe një televizor.
—————-
Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L.S., 31 vjeç, banues në fshatin Duhanas, Berat, pasi në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.98 mg/l.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button