KRONIKË

“E rrëmbeu çupën time dhe babai i Mateos e shpëtoi”, flet nëna e vajzës që Çalamani rrëmbeu në 2006-n: Këtë nuk e arrestoi fare policia, atë shokun e vet më pas e liruan


Nëna e 16 vjeçares e cila u rrëmbye në vitin 2006 nga Klodian Çalamani dhe shoku i tij ka folur sot per Fax News duke treguar me detaje ngjarjen dhe duke theksuar se në atë kohë policia nuk mori masat e duhura.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ajo u shpreh se nëse babai i 8-vjeçarit të ndjerë nuk do e kishte shpëtuar vajzën nga Çalamani, do ta kishin vrarë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Klodian Çalamani, i cili rrëmbeu dhe vrau fëmijë e fqinjit në Fier, është ndaluar edhe në vitin 2006 bashkë me Florian Vasiun, 25 vjeç, nga fshati Greçalli por që sipas nënës së vajzës nuk morën dënimin e merituar dhe u lanë të lirë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Cupa më ikte, bridh këtu e bridh atje duke e kërkuar, vajtëm në Polici dhe e gjetëm Klodianin. Autori e gënjeu vajzën se i tha do ikim në dyqan dhe e rrëmbeu bashkë me një mikun e vet, ai u arrestua ndërsa Klodiani jo.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Nuk kishim kontakte me autorin, thjesht e njihnim. Babai i Mateos na ndihmoi se do ma kishin vrarë cupën të dy. Dje nuk e kam parë fare. Policia nuk na pyeti dhe as familjarët e djalit jo”-u shpreh ajo.

A keni dhënë dëshmi si palë e dhunuar në proceset gjyqësore?

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Nëna e 16-vjeçaresPo, po kemi dhënë, ka qenë Floriani që e mashtroi cupën përmes motres së tij.

Duhet t’i ketë dhënë ndonjë lekë dhe ma bënë cupën me kemp, sot do kishte zanatin e vet.

Ajo që u bë u bë, dhe e mbyllëm si cështje por policia e ka fajin. Familjet nuk kanë pasur konflikte, e autorit me familjen Vasiu.

O nga rakia, ndoshta e ka vrarë po nuk të jap dot përgjigjie.

Related Articles

Back to top button