BOTACOVID-19

E trishtë / 15-vjeçarja ndërron jetë nga Covid ditën që do bënte vaksinën, pësoi inflamacion të zemrës


Një vajzë 15 vjeçare ka ndërruar jetë katër ditë pasi kishte rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Portsmouth të Mbretërisë së Bashkuar.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Nëna e 15-vjeçares Jorja Halliday tha se vajza nuk ka pasur më parë ndonjë problem shëndetësor. Në fillim ajo kishte pasur simptoma të ngjashme me gripin para se të merrte testin PCR që tregoi një rezultat pozitiv me Covid-19.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Jorja pasi u diagnostifikua se ishte bartëse e virusit u izolua në shtëpi. Pavarësisht antibiotikëve që po merrte gjendja e saj u përkeqësua dhe ajo u dërgua në spital.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Rezultatet paraprake nga ekzaminuesi mjekësor i spitalit treguan se Jorja kishte miokardit Covid, inflamacion i zemrës i shkaktuar nga virusi.

Jorja ishte studente në Akademinë Portsmouth, një kickbokser e talentuar dhe një muzikante aspiruese.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ajo kishte planifikuar të merrte dozën e parë të vaksinës ditën kur ndërrroi jetë.

Related Articles

Back to top button