AKTUALITET

“E vrau diktatura”, qytetarët ndezin qirinj në nder të Klodian Rashës para ministrisë së Brendshme (FOTO)


Qytetarë të shumtë kanë përkujtuar sot të riun Klodian Rasha i ciliu vra një vit më parë pranë shtëpisë së tij nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Ata kanë zhvilluar homazhe në nderim të tij pranë ministrisë së Brendshme, duke ndezur qirinj, si dhe duke vendosur pankarta ku shfaqet portreti i tij.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“E vrau diktatura’, shkruhet në një nga pankartat, ndërsa në një tjetër shkruhet; ‘Virusi nuk del pas orës 23:00’,.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kujtojmë se Klodian Rasha u vra mëngjesin e 8 Dhjetorit 2020 nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, me pretendimin se shkeli orën policore të vendosur nga Komiteti Teknik. Pas vrasjes së tij, qytetarë të shumtë u ngritën në protestë, ku pati edhe përplasje mes tyre e forcave e policore, të cilat përdorën edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e protestuesve.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button