AKTUALITET

Edi Rama “dush” kryebashkiakëve: Ujësjellësat kanë 78% humbje, si qëndrojnë në punë drejtorët??? Marrin rroga njerëz që s’janë në Shqipëri


Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në zyrën e tij mesditën e kësaj të premteje gjithë kryebashkiakët e vendit. Rama citoi një raport të përgatitur sipas të cilit ujësjellësat në vend regjistronin 78.9% humbje nga rrjeti i tyre.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Si mund të vazhdohet kështu kjo histori. Si mundet këta drejtorë ujësjellësash të jenë në punë tani që flasim ne. Si mundet që numri i të punësuarëve është sa një armatë e një shteti që është 10 herë më i madh se Shqipëria. Normalisht fjalët të gjitha janë thënë, tani është koha për të vepruar”, tha Rama.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Më tej, kryeministri shtoi se punonjësit nuk janë fare në profilin e tyre, apo dhe punonjës që nuk janë fare në Shqipëri por rrogat i marrin.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pjesë nga fjala e Ramës:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Si mund të vazhdohet kështu kjo histori. Si mundet këta drejtorë ujësjellësash të jenë në punë tani që flasim ne. Si mundet që numri i të punësuarëve është sa një armatë e një shteti që është 10 herë më i madh se Shqipëria. Normalisht fjalët të gjitha janë thënë, tani është koha për të vepruar.

Paguhen njerëz që nuk kanë lidhje fare me profilin e punës. Njerëz që nuk janë fare në Shqipëri, ndërkohë janë në regjistrat e bankave. Bashkia Kavajë bën vetëm 31% arkëtim. Ka dhe këtu diferenca, por edhe më të mirët janë në raport jo shumë të favorshëm. Këtu ka keq-qeverisje.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

 Këtu abuzimin më të madh e bëjnë bizneset, hotelet, nuk e bëjnë familjarët. Abuzimin më të madh e bëjnë ata që kanë më shumë, jo ata që kanë më pak. Se nuk iu vjen e keqja ujësjellësave nga ata që janë në nëvojë.

Kjo gjendje është në kufijtë e absurditetit. Ministria do ndërhyjë menjëherë duke ndërtuar një proces ndërveprimi me partnerët dhe me ju. Me kryetarët e bashkive. Për të riorganizuar komplet gjithë sistemin. Cilido që nuk do dojë të kuptojë se një ndërmarrje ujësjellësi që nuk mbulon as pagat, as sigurimet shoqërore dhe që mban me borxhe lista të tëra punonjësish, është pasqyra më dëshpëruese e papërgjgjshmërisë.

Related Articles

Back to top button