AKTUALITET

Efektivi u plagos në aksidentin rrugor, Gledis Nano e viziton në spital


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike Rebani Jaupi, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Urgjencës Mjekësore Skënder Brataj, vizitoi në Spitalin e Traumës, punonjësin e Policisë Rrugore Dibër, inspektor Selami Lusha. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Inspektori Lusha u përfshi në një aksident rrugor me një automjet tjetër, në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë dhe për pasojë u dëmtua rëndë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Drejtor Nano i ka uruar shërim të shpejtë punonjësit të Policisë Selami Lusha. Gjatë bisedës me familjarët e punonjësit të Policisë, Drejtor Nano u ka ofruar atyre mbështetjen për çdo nevojë dhe nëpërmjet zotit Brataj, është interesuar për t’i ofruar punonjësit të Policisë, por edhe të dëmtuarit tjetër në aksident, shtetasit Z. M., të gjithë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Brataj ka siguruar Drejtorin Nanon se të dy pacientët do të kenë ndihmën maksimale mjekësore, duke theksuar se të dy tashmë nuk kanë më rrezik për jetën. Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka vizituar edhe drejtuesin e automjetit tjetër të përfshirë në aksident, shtetasin Z. M., të cilit i ka uruar shërim të shpejtë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Gjatë bisedës me familjarët, Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar se e rëndësishme është që kanë shpëtuar jetën. Gjithashtu ka theksuar që të jenë të qetë përsa i përket veprimeve që po kryen grupi hetimor, pasi nuk do të ketë anshmëri në kryerjen e ekspertizës, për të përcaktuar fajësinë e ndodhjes së aksidentit.

Që në momentet e para të aksidentit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është interesuar për dërgimin e helikopterit për të transportuar punonjësin e Policisë që ishte në gjendje më të rëndë, pasi drejtuesi i mjetit tjetër që ishte në gjendje më të mirë, është transportuar drejt Tiranës me autoambulancë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button