AKTUALITETKURIOZITETE

Ekspertë japin versionin e tyre mbi debatin shekullor: A do të jetë fatura më e lirë nëse lini vazhdimisht ngrohjen ndezur?


Sa herë që vjen vjeshta, ne përballemi me problemin shekullor se si t’i ngrohim shtëpitë tona – diçka që është ndoshta më e rëndësishme se kurrë, me çmimet e energjisë të vendosura në rritje.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Shumë prej nesh nuk kanë qenë kurrë të sigurt nëse është më mirë ta ndezim ngrohjen kur kemi nevojë, ose nëse thjesht duhet ta lëmë termostatin të ndezur gjatë gjithë kohës në një nivel shumë më të ulët.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Ekipi në MoneySavingExpert thotë se kjo e fundit është diçka si një mit – megjithëse ata pranuan se çështja gjithashtu nuk është ‘aq e qartë’, pasi do të varet kryesisht nga sasia e energjisë që ka nevojë për shtëpinë tuaj.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pasi hulumtuan të gjitha opsionet, ekspertët ndanë një postim duke i zbërthyer të gjitha për ne.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Duke thënë se tema është një ‘debat i nxehtë’, ekipi i MSE shkroi: ” Sipas ekspertëve në Trustin e Kursimit të Energjisë, ideja se është më e lirë ta lini ngrohjen ndezur në temperaturë të ulët gjatë gjithë ditës është një mit. Ata janë të qartë se ndezja e ngrohjes vetëm kur të nevojitet është, në planin afatgjatë, mënyra më e mirë për të kursyer energji, dhe rrjedhimisht para”.

“Gjëja kryesore për të kuptuar këtu është se gjithçka ka të bëjë me sasinë totale të energjisë që kërkohet për të ngrohur shtëpinë tuaj. Është e ditur që një sasi e caktuar energjie rrjedh vazhdimisht nga shtëpia juaj, ndaj Trusti i kursimit të energjisë thotë se nëse e mbani ngrohjen ndezur gjatë gjithë ditës, po humbni energji gjatë gjithë ditës, kështu që është më mirë të ngrohni shtëpinë tuaj vetëm kur keni nevojë për të”.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

“Megjithatë, nuk është aq e qartë. Disa specialistë nuk janë dakord – dhe argumentojnë se duhet ta mbani ngrohjen vazhdimisht ndezur për një arsye krejtësisht të ndryshme. Ata mbrojnë mbajtjen e ngrohjes në nivel të ulët gjatë gjithë ditës, duke i kthyer të gjitha valvulet e radiatorit deri në maksimum dhe bojlerin në minimum dhe thonë se problemi me ndezjen dhe fikjen e ngrohjes është se sa herë që fiket, kondensimi mblidhet brenda.

Ky kondensim mund të ndihmojë në përcjelljen e nxehtësisë jashtë shtëpisë, thonë ata – që do të thotë se ju largoni nxehtësinë më shpejt dhe kështu do të përdorni më shumë energji si rezultat”. /Telegrafi/

Related Articles

Back to top button