AKTUALITET

Ekstradohet 44 vjeçari i dënuar nga gjykata e Fierit se fuste në bankë para të pajustifikuara dhe ishte pjesëmarrës në grabitjen e bankës në Greqi (EMRI)


Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit Afrim Kocaqi, 44 vjeç, banues në Fier.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier në vitin 2014 e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burgim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Afrim Kocaqi (mbiemri i mëparshëm Muço), ka kryer derdhje cash të shumës prej 3.100.000 lekë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, veprim financiar pa asnjë përshkrim justifikues i kryer në vitin 2011.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pas regjistrimit të procedimit penal është vendosur sekuestro preventive mbi shumat monetare që gjendeshin në këtë bankë, që në momentin e sekuestrimit ishin 2.500.000 lekë. 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Afrim Kocaqi kishte bashkëpunuar me tre persona të tjerë duke kryer vjedhjen e bankës në Egjira Greqi në vitin 2011 nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit . 

Pas dënimit të kryer në shtetin grek, ekstradohet për shlyerjen e dënimit të mësipërm të vendosur nga nga autoritetet tona gjyqësore.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button