KRONIKËLAJMI FUNDIT

Ekzekutimi i dy të rinjve/ Targat e makinës që u gjet e djegur, rezultojnë të vjedhura në Tiranë! Ja çfarë thotë policia


Të tjera detaje zbardhen nga vrasja e dyfishtë mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Makina e gjetur e djegur në Thumanë, është tip “Toyota”. Dy kallashnikovë janë gjetur brenda automjeti.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Burime nga policia bëjnë me dije se target këtij mjeti me numrat AA 532 ON rezultojnë të vjedhura në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Sipas policisë, ky është automjet i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për të ekzekutuar Armando Dumanin dhe Erigers Mihanin në zonën e quajtur “2 rrathët” në Unazën e Re.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur  te “2 rrathët” në Unazë të Re, ju bëjmë me dije se :

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Grupi hetimor ka bërë  identifikimin e dy personave që kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri:

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. M., 32 vjeç dhe pasagjeri shtetasi A. D., 26 vjeç.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ndërkohë  në Thumanë është gjetur një  automjeti tip “Toyota” duke u djegur dhe dyshohet se është automjeti që kanë përdorur autorët e ngjarjes.

Targat e mjetit të djegur rezultojnë të  vjedhura në Tiranë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.



Ngjarja

Vrasja e dyfishtë ka ndodhur rreth orës 19:30 në zonën e quajtur “2 rrathët“ në Unazën e Re në Tiranë. Drejt një makine e cila ishte e parkuar në semafor, është zbrazur një breshëri kallashnikovi nga një mjet i cili ishte paralel me të.

Të vdekur kanë ngelur Armando Dumani dhe Erigers Mihasi, të dy persona me precedentë të mëparshëm penal

për vjedhje me armë. Deri më tani nuk është bërë e munur identifikimi i autorit ose autorëve të dyshuar.

Related Articles

Back to top button