KOSOVA

Ekzekutori i tmerrshëm me Kallashnikov ende në arrati, do të përcillen në banesën e fundit dy 17-vjeçarët nga Deçani që u vranë në lule të rinisë


Sot në orën 14:00 do të bëhet varrimi i vajzës dhe djalit 17-vjeç që u vranë me armë zjarri në autobus teksa po ktheheshin nga shkolla, shkruan Gazeta Express.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Viktimat do të varrosen në varrezat e fshatit Gllogjan. “Varrimi i dy viktimave të sulmit makabër, që ndodhi në Gllogjan, bëhet ditë e diel, datë 28.11.2021, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Gllogjan.Ngushëllime për familjarët.Ndajmë dhimbjen së bashku”, thuhet në njoftim.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Policia ka bërë me dije se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital. Sipas Policisë, dyshimet janë se autobusi është sulmuar me kallashnikov. I dyshuari i vrasjes së trefishtë ndodhet akoma në arrati.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58.  Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull  kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj  dhe një femër (nxënës) janë dërguar në  Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button