KRONIKË

EMRAT/ Një vajzë futi në sherr disa djem, detaje nga përplasja me thika në Elbasan, një vëlla ndërroi jetë, tjetri në gjendje kritike


Detaje të reja kanë dalë nga sheri me thika në Elbasan, që i mori jetën Florenc Kovaçit, 28 vjeç, ndërkohë që vëllai i tij Mikele Kovaçi, 19 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mësohet se “mollë sherri” ka qenë një vajzë, për të cilën janë konfliktuar disa të rinj, ku dhe janë përdorur armë të ftohta, që kanë sjellë si pasojë vdekjen e 26 vjeçarit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ngjarja ka ndodhur në mes të qytetit, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorëve.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button