KRONIKËRAJONI

EMRI/ Fieraku vodhi bankën greke dhe paratë i depozitoi Tiranë. Vjehrri i doli garant me paratë 44-vjeçarit: Shita tokën dhe…


Një shumë e konsiderueshme parash që një person nga Fieri derdhi në një nga bankat e nivelit të dytë në Tiranë, duke mos dhënë shpjegime për prejardhjen e tyre, u bë shkak për dënimin me 4 vite burg.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Për këtë arsye, gjatë ditës së djeshme u ekstradua nga Athina 44-vjeçari Afrim Kocaqi, i cili kishte vendosur të ndryshonte mbiemrin në vitin 2005. Policia sqaroi se ky shtetas është dënuar në vitin 2014 me 4 vite burgim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

“Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Afrim Kocaqi (mbiemri i mëparshëm Muço) ka kryer derdhje cash të shumës prej 3.100.000 lekësh në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, veprim financiar pa asnjë përshkrim justifikues i kryer në vitin 2011”, sqaron Policia. Pas regjistrimit të procedimit penal është vendosur sekuestro preventive mbi shumat monetare që gjendeshin në këtë bankë, “që në momentin e sekuestrimit ishin 2.500.000 lekë”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Vendimi

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sipas vendimit të Gjykatës së Fierit, i marrë më datë 3 shkurt të vitit 2014, rezulton se shtetasi Afrim Kocaqi ka derdhur shumën prej 3 milionë e 100 mijë lekësh në një bankë të nivelit të dytë në kryeqytet më datë 16 nëntor 2011, “pa asnjë përshkrim justifikues në lidhje me këtë derdhje”. Prokuroria pretendonte në atë kohë se paratë rezultonin të vjedhura në një bankë greke, për të cilën Kocaqi është dënuar.

“Më pas këto para janë përfshirë në qarkullimin legal në bankat e Shqipërisë me qëllim për t’u pastruar, pra të japin përshtypjen se janë para të dala nga rrugë legale”, thekson prokurori Artur Cara në dosje. Në kohën e procedimit penal Kocaqi kishte regjistrua edhe një kafene në QKR, por nuk kishte asnjë të dhënë për ushtrimin e aktivitetit në fjalë, pasi i akuzuari kishte jetuar në shtetin grek për periudhën e vitit 2010 kur ishte regjistruar biznesi në fjalë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Grabitja e Bankës

Më datë 24 janar të vitit 2011, rreth orës 07:55 të mëngjesit, një degë e Bankës Kombëtare greke të Aigeira ra pre e grabitjes. Midis katër personave që thyen bankën ishte edhe Afrim Kocaqi. Sipas dokumenteve të depozituara nga autoritetet greke, ky person dhe të akuzuarit e tjerë, nëpërmjet kërcënimeve me armë kallashnikov, kanë grabitur shumën prej 31.074 eurosh.
Kocaqi, sipas dosjes, ka drejtuar një automjet tip “Mitsubishi Pajero”, me anë të së cilës ka goditur dy herë xhamin e degës së bankës duke e shkatërruar dhe më pas bashkëpunëtorët e maskuar kanë hyrë brenda duke vjedhur shumën e parave. Pas kësaj, urdhri i arrestit u përcoll edhe në Shqipëri. Ishte pikërisht kjo kërkesë e palës greke që detyroi autoritetet shqiptare të nisnin hetimet për pastrim parash. Kocaqi ka kryer dënimin për grabitjen në shtetin grek.

Vjehrri i doli garant për paratë

Gjatë hetimeve, vjehrri i 44-vjeçarit ka pretenduar se paratë ishin të tijat për shkak se kishte shitur një tokë bujqësore prej 4300 m2 , vlera e së cilës ishte dyfishi i deklaruar. “I pyetur me cilësinë e dëshmitarit, shtetasi K. V. dëshmoi para gjykatës se i pandehuri është dhëndri i tij. Dëshmon se i ka shitur në vitin 2006 një sipërfaqe prej 4300 m2 tokë bujqësore shtetasit me emrin Dushan, mbiemri nuk i kujtohet, në shumën 4.000.000 lekë, por në kontratën e shitjes ka pasqyruar vetëm 2.000.000 lekë dhe nga këto 2.000.000 lekë ia ka dhënë në dorë vajzës së tij”, thuhet në dosje. Bashkëshortja e të akuzuarit ka preferuar të mos dëshmojë për paratë./Panorama/

Related Articles

Back to top button