AKTUALITET

“Është jetike për anëtarësimin e vendit”, BE thirrje Shqipërisë: Nxirrni para drejtësisë gjithë të korruptuarit


Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka dhënë një mesazh të fortë në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Përmes një postimi në rrjetet sociale BE thekson se korrupsioni shter burimet jetike të Shqipërisë, gjithashtu ndikon dhe në besimin e publikut te institucionet si dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ndër të tjera BE shton se ata do të qëndrojnë krah Shqipërisë dhe popullit të saj në këtë luftë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Korrupsioni shter burimet jetike të Shqipërisë, ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet, si dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik. Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, u bëjmë thirrje gjithë institucioneve që të intensifikojnë veprimet e tyre kundër korrupsionit dhe të nxjerrin para drejtësisë gjithë ata që janë të përfshirë në akte korrupsioni. 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. BE-ja qëndron krah Shqipërisë dhe popullit të saj në këtë luftë”, thuhet në mesazhin e BE.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button