POLITIKË

Fatbardh Kadilli ia thotë Bashës në sy: PD nuk vjen kurrë në pushtet me ty! Ti duhet të dorëhiqesh dhe Berisha nuk duhet lejuar të kandidojë


Fatbardh Kadilli ka thënë se e vetmja zgjidhje që mos përçahet Partia Demokratike është dorëheqja e Lulzim Bashës dhe moskandidimi i Sali Berishës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Nga foltorja e Kuvendit të 18 dhjetorit, Kadilli nuk kurseu kritikat ndaj Lulzim Bashës të cilin e bëri përgjegjës për disfatat e njëpasnjëshme të Partisë Demokratike.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Fjala e Fatbardh Kadillit:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Të dashur delegatë do kërkoja të imagjinonim për një moment një vend në botë ku ka votime që partia humbet zgjedhjet për 4 herë rresht. Imagjinoni një parti që ka dështuar në shumë aksione, që nuk gjen asnjë të metë në humbjet e saj po fajëson kundërshtarin diabolik. Imagjinoni që dhe pas humbjes së katër udhëheqësi nuk jep dorëheqjen, por vazhdon sikur s’ka ndodhur asgjë. Çfarë do mendonit për atë vend. Imagjinoni përsëri që në këtë parti plas një konflikt i brendshëm dhe i kërkohet udhëheqësit të japë dorëheqjen.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ju keni një kohë jo të vogël që gëlltisni gënjeshtra, iluzione. Iluzioni i parë se kriza nisi më 9 shtator. I keni harruar të gjitha ditët, muajt javët, betejat për të cilat konflikti ishte brenda. Lëvizja e Sali Berishës ndezi vetëm fitilin. Nëse duhet një datë për ngjarjen që e bëri krizën e PD të pashmangshme është data 26 prill, kur Lulzim Basha vendosi të mos japë dorëheqjen, por shpalli se do të vazhdojë të jetë në krye të PD.

“Më 26 prill PD dhe Basha shpallën se do të fitojnë duke mos ndryshuar asgjë. Kjo është gënjeshtra e dytë. Shkaku i krizës sonë është mosndryshimi. PD ka nevojë për ndryshim të thellë. Ju keni rezistuar ndaj çdo ideje të ndryshimit. Ju mund të jeni të pavetëdijshëm, dhe të besoni se bëtë sot historinë, por realiteti është që PD ndodhet në prag të ndarjes. Ka një realitet sot dhe në datën 11, kush e mohon ka vënë perde. Ka vetëm një mundësi që kjo të shmanget, dorëheqja e Lulzim Bashës dhe moskandidimi i Sali Berishës. Jeni konsumuar. PD-në nuk mund ta sjellë as Basha dhe as Berisha, mund ta sjellë në pushtet vetëm një ekip i pastër, i ri dhe i aftë. Përqafoni ndryshimin që të shpëtoni PD-në”, deklaroi Kadilli.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button