AKTUALITET

Fermerët e Myzeqesë nuk heqin dorë, sot protesta e rradhës, cilat janë 6 kërkesat e tyre, forca të shumta policie rrethojnë zonën


Fermerët e Myzeqesë dhe të Lushnjës, kanë njoftuar sërish një protestë gjatë ditës së sotme. Protesta e radhes vjen pasi nuk kanë marrë asnjë reagim nga Ministria e Bujqesise por edhe për shkak te shoqerime dhe ndjekjes penale per 4 fermerë dhe kreun e sindikates së fermerëve Eduard Sharka për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrje ne manifestime të paligjshme dhe Mosbindje ndaj urdhërit të punonjesit te rendit publik pasi per 15 minuta bllokuan kalimin e mjeteve tek rrotondo e Plugut. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Fill pas protestës së ditës së premte në rrotondon e Plugut tashmë 3 ditë pas përsëri fermerët në proteste paqesore ne rrotondo e Plasmasit ne marshim per tek sheshi i bashkise Lushnje. Pjesë e tubimit paqësor janë: Shoqata e eksportuese fruta perimeve, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar dhe Sindikata e fermereve të bashkuar. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kerkesa Nr.1.
Të subvencionohet direct fermeri për njësi të prodhimit me 10 lekë për kilogram.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”


Kerkesa Nr.2.
Të stimulohen eksportuesit nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave sipas modeleve të rajonit me 3 lek për kilogram.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”


Kerkesa Nr.3.
Të barazohet shkalla e TVSH-së në shitje me atë në blerje në sektorin e bujqësisë. Të garantohet tatim i ligjshëm të drejtë dhe të ndershëm për operatorët e sektorit.

Kerkesa Nr.4.
Të tërhiqet tatimi me 10% TVSH i inputeve bujqësore. Nuk është koha e duhur për kete tatim shtesë sepse kosto e imputeve bujqësore është rritur
me 50-100% për shkak te krizes globale të energjisë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”


Kerkesa Nr.5.
Orientim i fermerëve nga ministria e Bujqësisë me laboratorë të akredituar për analiza të tokës dhe produkteve bujqësore. 

Kerkesa Nr.6.
Angazhimi në rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore për të garantuar interesat e paleve në këtë treg.

Related Articles

Back to top button