AKTUALITET

Festë me nxënësit e dalluar të Qytetit të Fierit.


Për vite me radhë, Bashkia e Fierit tashmë e ka traditë festimin me nxënësit dhe vlerësimin e tyre për arritjet më të larta në procesin arsimor dhe edukativ. Mes një atmosfere të gëzueshme dhe plot tone lumturie kryetari i bashkisë së Fierit z. Armando Subashi ka uruar nxënësit e dalluar për rezultatet e larta që kanë arritur edhe pse vit i vështirë pandemie.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ai i ka stimuluar që të vazhdojnë jo vetëm të ruajnë këto rezultate, por edhe të bëhen model frymëzimi për të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.
Gjithashtu nxënësit e dalluar të bashkisë së Fierit morën urimet dhe përgëzimet më të mira dhe nga Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Duke i uruar nxënësit e shkollave publike si më të mirët në arritje, Balla ka shprehur mirënjohje stafeve arsimore për rezultatet e shkëlqyera në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë z. Subashi ky festim i kaloi parashikimet e pritshme duke u shndërruar në një festë si kurrë më parë dhe një vlerësim për përpjekjet e arritjet e tyre në bankat e shkollës. Rreth 1200 nxënës sollën hare dhe gëzim duke u shpërblyer nga insitucioni i bashkisë me dhurata të shumëllojshme, ku kryefjala e dhuratave ishin librat si për 900 nënësit e sistemit 9-vjeçar, por edhe për 300 nxënësit e së mesmes.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”


Vlen të theksohet se vëmendja e institucionit të bashkisë dhe kryetarit të saj Armando Subashi vazhdon të jetë një nga prioritetet e punës në dobi të edukimit të nxënësve.


E gjithë atmosfera u shoqërua me këngë dhe valle duke e pritur me plot harmoni ndërrimin e viteve dhe uruar njeri-tjetrin për më shumë gëzime e lumturi.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button