ART & KULTUR

Festohet 50-vjetori i teatrit “Bylis” te Fierit (Foto)


Teatri “Bylis” ka festuar diten e sotme 50 vjetorin e krijimit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ne sallen e rikonstruktuar te teatrit, te mbushur plote e perplot me personalitete te ndryshme nga fusha e artit dhe politikes, dhe me artdashes fierak, nen drejtimin e moderatoreve Astrit Hasani, Ina Nallbani dhe Klajdi Marku, per rreth 2 ore e gjysem eshte festuar kjo dite e shenuar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Nderuan me pjesemarrjen e tyre edhe regjisori Pellumb Kulla, dhe bashkeshortja e tij aktorja e mirenjohur Xhuljeta Kulla.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pjese e programit festiv kane qene nje dokumentar historik si dhe pjese te ndryshme te shkeputura nga shfaqjet nder vite qe ka dhene trupa e teatrit te Fierit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

U perkujtuan me nderim ata aktore qe tashme nuk jetojne me si: Nardi Poro, Dhimiter Jano, Aleksander Pogace, Hatiqet Bendo, Muhamet Sheri, Fatos Sela, Mina Kozhaku, Dafina Llupi, Fatmir Xhelili, Roland Roshi, Arqile Lici etj.

Trupa profesioniste e teatrit “Bylis” u themelua ne vitin 1971, dhe po ate vit u dha shfaqja e pare, drama “Hijet e nates” me autor Vedat Kokonen dhe regji te Leka Bungos.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Vit pas viti ne skenen e teatrit “Bylis” do te flsinin shqip kryevepra boterore si: Aristofani, Dostojevski, Cehov, Molier, Artur Miler, Aldo de Benedetti etj.

Trupa e Fierit do te shkelqente edhe ne Festivalin Kombetar te Teatrove duke u rreshtruar ne krah te teatrove me te mire ne vend. “Gjemimi i atij dimri” me autor Teodor Laco dhe regji te Dhimiter Pecani do te vleresohej me cmim ne vitin 1976.

Si maja te vepimptarise se tij mund te permendim shfaqjet: “Shoku Niqifor” (1979), “Dy krisma ne Paris” (1981), “Balade per nje grua” (1984), “Kush e vrau Kastijin” (1989), “E bukur shtepi e vjeter” (1989).

Tradita e teatrit do te vazhdonte edhe pas viteve 90-te. Ne skene u ngjiten vepra te medha si: “Shtrigat e Salemit” (1990), “Krim e ndeshkim” (1996), “Sa mire beri qe vdiq” (2001), “Vellazeri dhe interes” (2004), “Lisistrata” (2005), “Dy duzina me trendafila” (2010), “Milionieri” (2010), “Vizita e dames plake” (2012), “Shshsht, ule zerin” (2014), “Horoskopi babilonas” (2016).

Related Articles

Back to top button