AKTUALITET

Fier, arrestohet drejtoresha e Tatimeve (ish-kandidate e PD për deputete)

Kater eksperte kontabel, mes te cileve edhe drejtoresha e Tatim-Taksave ne Fier jane derguar per ndjekje penale dhe ndaj tyre eshte dhene masa “arrest shtepie”.

Nevila Bami, ish-kandidate per deputete e Partise Demokratike dhe aktualisht ne krye te Tatim-Taksave ne qytetin e Fierit, bashke me Shkelqim Sakon, Ajeta Shkembin dhe Marjana Pallen akuzohen per shperdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Sipas te dhenave hetimore, grupi prej kater personave, qe jane ekonomiste ne profesion, dyshohen se nepermjet falsifikimit te dokumenteve kane shmangur pagesen e TVSH-se per disa biznese te medha. Madje, edhe operacioni, i cili u realizua pas nje hetimi te gjate ne kohe, u kodua me emrin “Fshehja”, duke marre shkas edhe nga shkeljet qe dyshohen se kane kryer te derguarit per ndjekje penale.

Sipas te dhenave policore, operacioni per dokumentimin e ketij aktiviteti kriminal u krye nga specialistet e seksionit kunder krimit ekonomik ne Drejtorine e Policise se Tiranes, ne bashkepunim edhe me prokurorine dhe u shtri ne disa qytete.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Nga grupi hetimor mesohet se vendimet e gjykates u ekzekutuan rreth ores 20:00 te se henes. Keta persona dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, duke punuar ne disa biznese si eksperte kontabel, kane arritur te fshehin derdhjen e TVSH-se. Kjo eshte arritur nepermjet falsifikimit te dokumenteve dhe shperdorimit te detyres dhe falsifikimit te vulave dhe formulareve.

Ne lidhje me te arrestuarit, policia shpjegoi se Nevila Bami, 34 vjece, e cila ka lindur dhe banon ne Lushnje, eshte aktualisht drejtoreshe e Tatim-Taksave ne Fier. Ish-kandidatja per deputete dyshohet se eshte nje nder personat kryesore qe ka shkaktuar kete dem ne shtet, duke mos paguar TVSH-ne per disa biznese.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Ndaj saj, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendim te dates 17.10.2009, ka vendosur masen e sigurise “arrest shtepie” dhe “ndalim te perkohshem te ushtrimit te veprimtarive, te caktuara profesionale”, per vepren penale te “falsifikim te vulave stampave ose formulare”, “vjedhjes se kryer duke shperdoruar detyren” dhe “falsifikim te dokumenteve”.

Ndersa Shkelqim Sako, 56 vjec, ka lindur ne Erseke dhe banon ne rrugen “Kongresi i Lushnjes” ne Tirane dhe eshte me profesion ekonomist. Edhe ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendim te dates 17 tetor 2009, ka vendosur masen e sigurise “Detyrim paraqitje” dhe “ndalim te perkohshem te ushtrimit te veprimtarive, te caktuara profesionale”, per vepren penale te “falsifikimit te vulave stampave ose formulare”, “vjedhjes se kryer duke shperdoruar detyren” dhe “falsifikim te dokumenteve”.

Reklama në FieriWeb - "Veronesi" Caffe

Gjithashtu, te njejtat akuza jane ngritur edhe per Ajeta Shkembin, 43 vjece, lindur ne Mamurras dhe banuese ne rrugen “Tre vellezerit Kondi”, ne Tirane, me profesion ekonomiste dhe Marjana Pallen, 40 vjece, lindur ne Vlore dhe banuese ne Rrugen e Kavajes ne Tirane.

Nga strukturat e seksionit te antikrimit ekonomik, pasi u ushtrua nje kontroll ne banesat e tyre, u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje sasi kompjuteresh, si dhe nje sere dokumentesh financiare, te cilat posedoheshin prej tyre. Policia tha me tej se aktiviteti i tyre ka synuar ne  bashkepunime financiare me subjekte te ndryshme si vendase ashtu edhe te huaja, perfaqesim te disa kompanive ne rolin e menaxhimit ekonomik dhe juridik te tyre dhe mbajtja e llogarive kontabel. “Por gjate punes se tyre, ata jane marre edhe me fshehjen e TVSH-se”, deklaroi policia.(TCH)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button