ART & KULTUR

Fier, festohet 80-vjetori i aktorit te madh te humorit Luftar Paja


Dy festime ne nje dite sot ne sallen e teatrit “Bylis”, e para 50 vjetori i krijimit te trupes profesioniste te Fierit, dhe e dyta ditelindja e 80-te e njerit prej aktoreve me te medhenj te kesaj trupe, Luftar Paja.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

I lindur ne Gorishove ne 1 dhjetor te 1941, Luftar Paja me mbi 50 vite jete artistike ne skene ka interpretuar ne shume gjini, si monolog, dialog, pantonime, parodi, mikrokomedi, komedi, role ne drame dhe ne kinematografi. Rreth 700 role mbi supe dhe 130 premiera estrade nuk e lodhen pasionin e artistit.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Ne vitin 1968 u emerua aktor profesionist ne estraden e Fierit dhe eshte nder te paret ne krijimin e teatrit Bylis ne 1971.  Nder figurat me te arrira  ne estrade permendim, Cobo Rrapushi me shoke, Gani Llapa te Rrufe nga mali, ballisti Refat te Lufte e ngaterruar, magazinierin Kozma te Magazinieri, Canen te anektodat e Canes si dhe qindra skece e komedi me nje akt.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Angazhimin ne teater e filloi me rolet ne dramat-satire, Vitet e paharruara, Fytyra e dyte, Floke debore ne prill, Nje budalla e gjysem, si dhe ne Teatrin Kombetar ne komedine 8 persona plus, te Oportunesku, Revizori, Lezeti i kolltukut dhe krevatit, Pjata prej druri, Milionieri etj.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ka marre pjese ne 15 filma artistike, duke filluar nga filmi Streha e re, Keshilltaret, Guna mbi tela, Enderr per nje karrige, Pranvere ne Gjirokaster, Udha e shkronjave, Guret e shtepise sime, Pas takimit te fundit etj.

Luftar Pajes i eshte akorduar medalja Naim Frasheri,  në vitin 1990 merr titullin e lartë Artist i Popullit. Në vitin 2001 është shpallur qytetar nderi i Fierit. Në 31 maj të vitit 2005 atij i jepet titulli Nder i Qarkut Fier si dhe shume cmime e urdhra te tjere.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button