KRONIKË

FIER/ Gjendet një makinë totalisht e djegur në Darëzezë, ja dyshimet e para


Sipas burimeve të policisë, mjeti i djegur është i tipit “Mazda”, i njëjtë me atë që pasditen e së dielës, u shfaq në zonën e “Lungomares”.Vetëm pas më shumë se 24 orë nga ngjarja e rëndë, policia e Vlorës në bashkëpunim me atë të Fierit, mundën të gjenin mjetin tip “Mazda”, që dyshohet se u përdor në këtë ngjarje. Automjeti ishte me targat e qytetit të Lushnjës, targa këto që dy muaj më parë ishin raportuar si të vjedhura në komisariatin e këtij qyteti.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Policia dhe prokuroria e Vlorës, janë duke punuar me qëllim identifikimin dhe arrestimin e atentatorëve të Indrit Sadedini, i cili është hera e dytë brenda 4 viteve, që i shpëton një sulmi me tritol C4.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Sadedini në Vlorë njihet si shok i afërt me Isuf Brahimaj i vrarë në gusht 2014. Ndërsa kohët e fundit mbante shoqëri me Roland Shytin e Lushnjës, ky i fundit i skeduar nga policia për disa ngjarje kriminale.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Madje një muaj para se Sadedini të goditej me tritol, policia e Vlorës i kishte sekuestruar atij një automjet tip “Benz-Mercedes” të blinduar.
Pas bllokimit të makinës nga policia, 34-vjeçari Sadedini bënte lëvizje të kontrolluara, ndërsa mësohet se kishte marë për përdorim tek shokët e tij, Lushnjarë, një makinë tjetër të blinduar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”


Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button