AKTUALITET

FIER/ Grabitet stalla e bagetive ne Levan.



Ditën e sotme në njësinë administrative të Levanit në Fier është grabitur një stallë me lopë e cila është në pronësi të Arjan Harizaj dhe Eranda bashkeshorte prinder te 3 femijeve ninorene.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mësohet se ata e kane ngritur biznesin e tyre prej 12 vitesh stalle me lopë, por mbremjen e djeshme kane rene pre e grabitesve të cilët janë shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Cifti i bashkëshortëve jane shprehur se asnjëherë më parë nuk u kishte ndodhur dicka e tillë dhe duke qenë se shtëpia e tyre është larg stallës ka bërë që gjatë orëve të mbrëmjes ajo të grabitej.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ata rrëfejnë se kur u kthyen në stallë nga Levani gjetën portat hapur dhe stallën bosh, duke lajmëruar kështu Policinë e Fierit e cila edhe pse kaluan shumë orë nuk ka mbërritur në vendngjarje.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Grabitësit kanë prerë zinxhirët e portave duke marrë 6 lopë dhe 1 qingj. Pronari dyshon se ata janë larguar nga rruga e Pojanit dhe kërkon gjetjen e fajtorëve.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button