AKTUALITET

FIER/ Iu gjet në banesë një sasi e madhe me municion luftarak, vihet në pranga 58-vjeçari.

Fier

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Iu gjet në banesë një sasi e madhe me municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier pas informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas në lagjeFermë Çlirim” posedonte municion luftarak, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit A. V., dhe gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5420 fishekë të ndara në 8 arka si edhe 1 kapele si ajo e Policisë së Shtetit.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i shtetasit A. V., 58 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

-Në vijim të punës dhe kontrolleve për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, në lagjen “Liri”, Fier, në lokalin e shtetasit B. A., shtetasi K. H., i cili punonte si kamarier, u kap në flagrancë me një telefon celular duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin K. H., 50 vjeç, banues në Fier, dhe shpallën në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit B. A., 44 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizmi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin A. M., 44 vjeç, banues në Fier, i cili në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar te banesa e bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button