AKTUALITET

Fier/ Policia rrugore ne aksion me makine “borxh”, i ndryshon bojen


Në emisionin “Stop” ka mbërritur një denoncim, ku thuhej, se Policia Rrugore e Fierit përdor një automjet Golf 4 me targa AA 127 KG, duke ndryshuar ngjyrën dhe vënë logo të policisë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ky automjet përdoret për patrullim në aksin rrugor Fier-Tepelenë. Grupi i xhirimit i “Stop” ka udhëtuar nga Tirana drejt këtij aksi, për të verifikuar denoncimin. Më në fund gjetëm automjetin e shumëkërkuar duke patrulluar për shkelje të qytetarëve.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Për këtë problem pyetëm dy policët që po bënin shërbimin me këtë makinë, por ata refuzuan të japin përgjigje, për pyetjen, se kujt i përket ky automjet. Sipas të dhënave automjeti Golf 4 ngjyrë gri me targa AA127KG është në pronësi të shtetasit Judmir Vogli nga një fshat i Lushnjes dhe rezulton aktiv.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Gazetari tentoi të kontaktojë me shefin e Policisë Rrugore Fier, Klodian Caushi, për ta pyetur për këtë skandal, por ai nuk u përgjigj.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

VIDEO

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button